LONDËR – Sharapova lë tenisin

LONDËR, 27 shkurt /ATSH-AA/ – Tenistja ruse, Maria Sharapova, e cila ka pesë tituj kampion të Grand Slamit në karrierën e saj, njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga sporti i tenisit.

Tenistja 32-vjeçare Sharapova ka njoftuar vendimin e saj për të lënë tenisin nëpërmjet një shkrimi që ka shkruar për revistën “Vanity Fair”.

”Unë kam derdhur lot të pafund për këtë sport, ku kam përjetuar emocione të papërshkrueshme dhe ku kam gjetur një familje! Jam pak e re, por të më falni për këtë vendim. Tenis, po të them lamtumirë”, ka thënë Sharapova.

Sharapova ish-numri një në botë për femra, gjatë karrierës së saj ka fituar titujt e kampiones në Wimbledon 2004, Open USA 2006, Australian Open 2008, France Open 2012 dhe 2014./   /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.