TIRANE, 1 shkurt /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Juglindje 1-7 m/sek, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/14 | Diell pak re |
| Kukës | 0/14 | Diell re |
| Lezhë | 5/15 | Diell |
| Dibër | -1/12 | Diell re |
| Durrës | 7/17 | Diell |
| Tiranë | 7/18 | Diell re |
| Elbasan | 3/16 | Diell re |
| Berat | 4/18 | Diell |
| Vlorë | 7/18 | Diell |
| Korçë | 1/13 | Diell re |
| Gjirokastër | 0/15 | Diell |
| Sarandë | 8/19 | Diell |
/e.malaj/





















