Ballina Bota

LUKSEMBURG – Inflacioni në eurozonë rritet me 1,4%

LUKSEMBURG, 31 janar /ATSH-DPA/ – Kostoja e jetesës u rrit me 1,4% krahasuar me një vit më parë në muajin janar, duke bërë përparim të ngadaltë drejt nivelit të synuar të Bankës Qendrore Europiane, sipas një vlerësimi fillestar të publikuar sot.

Detyra kryesore e Bankës Qendrore Europiane është ruajtja e inflacionit nën 2%. Presidentja e bankës Christine Lagarde, e cila mori përsipër këtë detyrë fundin e vitit të kaluar, është zotuar ta bëjë qëllim kryesor këtë gjë.

Inflacioni vjetor ishte 0,1 pikë përqindjeje më i lartë në janar sesa muaji i kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Air Albania”/ Pas “Lasgushit” e “Migjenit”, “Naimi” nis fluturimet me Veronën, Bergamon e Pizën
Artikulli tjetërAMAN – Jordania evakuon qytetarët e saj nga Wuhan-i