Ballina Flash

Parashikimi i motit, 26 janar 2020

TIRANE, 26 janar/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i vranët, me reshje shiu ku deri në orën e mesditës do të jenë me intensitet të ulët.

Më tej, reshjet e shiut parashikohet të fitojnë intensitet mesatar dhe në formën e shtrëngatave në të gjithë territorin. Pasdite e në mbrëmje vonë, në veriperëndim dhe jugperëndim, reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë, në formën e stuhisë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në alpe, parashikohen reshje të dendura dëbore. Në verilindje në lartësitë mbi 500 metër dhe në juglindje në lartësitë mbi 900 metër, parashikohen reshje dëbore prej orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e përgjatë vijës bregdetare intensive me shpejtësi deri në 15-20m/s, duke sjellë det të dallgëzuar të forcës 5 deri 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

               

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/11 re shi rrufe
Kukës 0/5 re borë
Lezhë 5/12 re shi rrufe
Dibër 0/3 re borë
Durrës 9/14 re shi rrufe
Tiranë 7/14 re shi rrufe
Elbasan 5/13 re shi
Berat 3/16 re shi
Vlorë 10/17 re shi rrufe
Korcë 2/9 re borë
Gjirokastër 7/14 re shi
Sarandë 9/17 re shi rrufe

       

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak180 të dënuar përfitojnë nga amnistia, gati reforma penitenciare
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/01/2020