Ballina Bota

GJERMANI – Alfa Romeo prezanton makinën e re për “Formula 1”

MYNIH, 24 janar /ATSH-DPA/ – Alfa Romeo do të prezantojë muajin e ardhshëm makinën e re për sezonin e kampionatit Formula 1, në ditën e parë të testimit në Barcelonë, deklaroi sot ekipi.

Ekipi garues me qendër në Zvicër theksoi se modeli C39 do të shfaqet në pistën e garave “Circuit de Catalunya” më 19 shkurt.

Shoferët Kimi Raikkonen dhe Antonio Giovinazzi, si dhe rezerva Robert Kubica, do të jenë në gatishmëri për prezantimin. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Putin kërkon referendum lidhur me ndryshimet në Kushtetutë
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE shpreh shqetësim për Shtetin e së Drejtës në Poloni