TIRANË, 21 janar /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se shërbimi për porositjen e targave online është një nga risitë më të suksesshme.
DPSHTRR, bën të ditur se është kryer furnizimi i 15-të me targat e veçanta nga prodhimi i DTSH-së, duke e çuar në 192 numrin total të targave.
Ndërsa të ardhurat nga ky shërbim shkojnë për investime në siguri rrugore e projekte të ndryshme.
“Win-Win Story = Fund pazarit për xhepa drejtori & Fonde të rëndësishme në Arkën Publike “, u shpreh DPSHTRR e cila furnizon periodikisht dhe informon zyrtarisht publikun për rimbushjen e sistemit online me targa të veçanta nga prodhimi i DTSH.
“Furnizimi i 15-të, në totalin e targave 192 palë për automjete nga AB 500 AE- AB 999 AI (kombinimet numërore shembull: 001/010/111/101/100). Të ardhurat shkojnë për investime, projekte edukative, siguri rrugore, green revolution, retro!” njofton DPSHTRR ndërsa fton të interesuarit që të aplikojnë online. e.xh/






















