TIRANE, 21 janar /ATSH/ -Moti sot parashikohet me alternime vranësirash në mëngjes dhe më pas do të mbizotërojë mot i kthjellët.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në zonat malore gjatë mëngjesit e mbrëmjes do të ketë ngrica. Mjegulla e mjegullina e përkohshme do të shfaqet përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore. Në zonat malore mjegulla e mjegullina do të jetë e ngrirë në mëngjes e mbrëmje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare në mëngjes dhe pasdite. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/10 | diell |
| Kukës | -3/6 | re diell |
| Lezhë | 2/11 | diell |
| Dibër | -6/3 | re diell |
| Durrës | 1/12 | diell |
| Tiranë | 0/13 | diell |
| Elbasan | -1/13 | re diell |
| Berat | -2/15 | re diell |
| Vlorë | 1/15 | re diell |
| Korçë | -3/4 | re diell |
| Gjirokastër | -5/15 | diell |
| Sarandë | 3/15 | re diell |
/e.malaj/j.p/






















