TIRANE, 18 janar /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë i kthjellët, prej orëve të mesditës e kryesisht ato të pasdites, do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.
Në orët e vona të mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët. Përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore prani e mjegullës së dendur e mjegullinës. Gjatë mëngjesit e mbrëmjes në zonat malore e lokalisht deri në zonat e ulëta ngrica.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/10 | Diell re |
| Kukës | -1/5 | Diell re/mjegull |
| Lezhë | 4/11 | Diell re |
| Dibër | -3/3 | Diell re/mjegull |
| Durrës | 2/12 | Diell re |
| Tiranë | 1/13 | Diell re |
| Elbasan | 1/13 | Diell re |
| Berat | -3/12 | Diell re |
| Vlorë | 1/13 | Diell re |
| Korçë | -7/-1 | Diell re/mjegull |
| Gjirokastër | -4/9 | Diell re/mjegull |
| Sarandë | 5/15 | Diell re |
/e.malaj/












