Ballina Flash

Marko Pjaca drejt “Lazios”

TIRANË, 17 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Marko Pjaca është pranë transferimit te “Lazio”. Futbollisti i rikuperuar nga një dëmtim i rëndë  kërkon të ketë më shumë hapësira dhe “Lazio” është një destinacion i pëlqyer.

Sipas medieve italiane, menaxherin i kroatit, Marko Naleteliç, ka një ide për klientin bardhezi, duke përfituar edhe nga shoqëria me shqiptarin Igli Tare për ta transferuar në Romë.

“Marko u pa qartë që ishte shumë i lumtur për t’u rikthyer në fushë, pas një periudhe shumë të gjatë. I mungonte atmosfera e shtëpisë që thith në Torino, ku ndeshjen e fundit, në këto nivele, e kishte luajtur gati 3 vite më parë. Ishte një mungesë e gjatë, një seri dëmtimesh të vështira, por tashmë është rikthyer”-, tha Naleteliç.

“Madje, gjëja më e bukur ishte fakti që u prit mirë jo vetëm nga tifozëria, por edhe nga shokët e ekipit. Ka vlerësimin maksimal të tyre, por edhe të trajnerit Sarri dhe stafit të tij. Diçka e tillë është shumë pozitive. Ku do të jetë e ardhmja e tij? Do ta bisedojmë këto ditë dhe do të gjejmë një marrëveshje në të mirë të Pjacës dhe të Juventusit”-, shtoi Naleteliç.

“Po ju zbuloj se u pëlqen shumë skuadrave në Itali, mes të cilave edhe Lacios. Ai që ma ka kërkuar personalisht është Tare, me të cilin dëgjohem shpesh, pasi Igli është një ndër miqtë e mi më të ngushtë. Gjithsesi, mes nesh nuk ka pasur kurrë një bisedë serioze për Markon dhe ndoshta për rolin që mbulon klienti im, Lacios nuk i duhet për momentin”-, u shpreh Marko Naleteliç. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta çmon Dëshmorin e Atdheut Hamit Dollani (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”
Artikulli tjetër“Ju jeni në zemër të integrimit”/ Soreca: Dialogu politik, jetik për progres të suksesshëm