Ballina Bota

BRAZIL – Gjykata urdhëron mbylljen e objekteve të Lojrave Olimpike 2016

BRAZILIA, 16 janar /ATSH-AFP/- Gjykata e Rio de Janeiro-s urdhëroi dje mbylljen e të gjitha objekteve të Lojrave Olimpike 2016, për mungesë të çertifikatave të sigurisë.

Gjykatësi u përgjigj në mënyrë të favorshme ndaj një kërkese të bërë nga prokuroria e Rio de Janeiro, për të ndaluar mbajtjen e ngjarjeve madhore në mjediset olimpike, derisa bashkia e qytetit të paraqiste çertifikatat e nevojshme për funksionimin e tyre të mirë.

Bashkia e qytetit njoftoi se do të apelonte vendimin të enjten.

Gjykatësi sqaroi se e mori këtë vendim për të ruajtur sigurinë e popullatës, duke qenë se në atë vend organizohen rregullisht shfaqje dhe koncerte./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi pas tërmetit/ Rama: Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel
Artikulli tjetërITALI – Thyhet tabuja elektorale, tashmë mund të votojnë për Senatin edhe 18 vjeçarët