TIRANË, 9 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Patrik Cutrone kthehet në Seria A. Klubi i “Fiorentinës ka arritur akordin me ish sulmuesin e “Milanit” që luan prej qershorit në Premier Ligë te “Wolverhampton”.
Pas 6 muajsh në Angli, duket se Crutone nuk arriti të gjej veten dhe tashmë ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit vjollcë. “Fiorentina” ka nisur tratativat dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe me ekipin anglez dhe nesër Cutrone pritet në Firence për të kryer vizitat mjekësore me ekipin e ri.
Crutone transferohet me formulën e huazimit me detyrim blerje. Shifra në tavolinë është 25 milionë euro. Crutonte pritet të jetë gati për skuadrën javën e ardhshme. /a.a/




















