Ballina Bota

BRAZIL – ”Mercedes” dhe ”Bosch” bashkojnë forcat

SAN PAOLO, 9 janar /ATSH-ANSA/ – Kompanitë ”Mercedes-Benz” dhe ”Bosch” kanë bashkuar forcat në Brazil për të ndërtuar një qendër provash për automjetet më të sofistikuara.

Përveç kamionëve dhe autobusëve, në të ardhmen në këtë qendër do të jetë e mundur të testohen vetura, mjete të lehta tregtare dhe motoçikleta.

Qendra e testimit të automjeteve do të ndërtohet në bazat ekzistuese të provave të  ”Mercedes-Benz” në Iracemapolis.

Puna e parë e ndërtimit në qendrën e re të provave do të fillojë në gjysmën e parë të këtij viti.

Operacionet pritet të fillojnë në vitin 2021.

Së bashku, ”Mercedes-Benz” dhe ”Bosch” do të investojnë rreth 15 milionë euro./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës, Tahiri për ATSH-në: Brenda këtij muaji mbyllet procesi i inspektimit dhe vlerësimit të dëmeve nga tërmeti
Artikulli tjetërProcesi i zgjerimit të BE-së, Presidenti i Këshillit Europian: E nevojshme të jepet një sinjal i qartë për Shqipërinë