Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 7 janar 2020

TIRANE, 7 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit. Ngrica në të gjithë vendin në mëngjes e mbrëmje. Në zonat malore ngricat do të zgjasin gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim–Juglindje me shpejtësi 1-10 m/s dhe forcë deti 1-2 ballë, me lartësi vale 0,4-0,8 metër.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale:   

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -2/9 Diell
Kukës -5/6 Diell re
Lezhë 0/11 Diell
Dibër -9/5 Diell re
Durrës 0/11 Diell
Tiranë -2/12 Diell
Elbasan -4/12 Diell
Berat -4/13 Diell
Vlorë -1/12 Diell
Korçë -6/3 Diell re
Gjirokastër -5/12 Diell
Sarandë 1/15 Diell

                 

/e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMALI I ZI – Klimë e tensionuar gjatë festimeve të Krishtlindjes ortodokse
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/01/2020