TIRANE, 21 dhjetor /ATSH/ -Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të cilat do të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në Veriperëndim dhe në ekstremin Jugore ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të riaktivizohen në mesditë me intensitet mesatar deri të lartë. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare erë me rrahje dhe intensive deri ne 20-25 m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/15 | Re shi |
| Kukës | 6/10 | Re shi |
| Lezhë | 9/15 | Re shi |
| Dibër | 4/9 | Re shi |
| Durrës | 12/19 | Re shi |
| Tiranë | 12/18 | Re shi |
| Elbasan | 10/16 | Re shi |
| Berat | 10/20 | Re shi |
| Vlorë | 15/19 | Re shi |
| Korçë | 4/10 | Re shi |
| Gjirokastër | 13/19 | Re shi |
| Sarandë | 13/19 | Re shi |
/e.malaj/ /a.g/






















