Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 20 dhjetor 2019

TIRANE, 20 dhjetor /ATSH/ -Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të cilat do të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit me intensitet të ulët.

Në orët e mesditës reshjet e shiut do kenë intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të Juglindjes ku reshjet do të mbeten me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare erë me rrahje dhe intensive deri në 15-20 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:   

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/11 Re shi
Kukës 6/8 Re shi
Lezhë 7/12 Re shi
Dibër 3/6 Re shi
Durrës 10/16 Re shi
Tiranë 10/15 Re shi
Elbasan 9/14 Re shi
Berat 7/13 Re shi
Vlorë 12/16 Re shi
Korçë 2/4 Re shi
Gjirokastër 6/10 Re shi
Sarandë 13/16 Re shi

 

/e.malaj/                                 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShengeni Ballkanik, Rama: SHBA në mbështetje të procesit, samiti i hapur për të gjithë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/12/2019