Ballina Bota

ALGJERI – Tebboune zgjidhet president i vendit

ALGJER, 13 dhjetor /ATSH-AFP/ – Abdelmadjid Tebboune, ish-ministër dhe më pas kreu i qeverisë së presidentit, Abdelaziz Bouteflika, u zgjodh që në raundin e parë për të qenë pasues i tij në krye të shtetit algjerian, njoftoi sot Autoriteti Kombëtar i Zgjedhjeve (ANIE).

”Tebboune fitoi 58,15% të votave”, njoftoi presidenti i ANIE, Mohamed Charfi, gjatë një ceremonie zyrtare, një ditë pas votimeve të shenjuara nga një abstenim rekord dhe që u zhvilluan në një kontekst kundërshtimi masiv dhe të paparë të regjimit në fuqi, që nga pavarësia në vitin 1962./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama propozon Arben Ahmetajn ministër Shteti për Rindërtimin
Artikulli tjetërDeklarimi dhe pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, afati i fundit 20 dhjetori