Ballina Bota

RUSI – Flakë dhe viktima në aeroplanmbajtësen ”Kuznjecov”

MOSKË, 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një zjarr shpërtheu në aeroplanmbajtësen e vetme ruse ”Admiral Kuznjecov” gjatë punës për mirëmbajtjen e saj, në portin e Murmanskut, në veri të Rusisë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Për momentin nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por raportohet se tre persona rezultojnë të humbur.

Ekipet e shpëtimit kanë vënë nën kontroll flakët në aeroplanmbajtëse dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSistemimi i blloqeve të banimit në Shkodër/ Këshilli i Ministrave miraton kompensimin e pronarëve
Artikulli tjetërHumbi gruan, vajzën e mbesën, Rama viziton Ajet Meçjan të akomoduar në shtëpinë e re pas tërmetit