TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Kreditë me probleme zbritën në 10,2% të totalit, duke shënuar nivelin më të ulët për më shumë se 10 vjet.
Raporti i kredive me probleme është shumë pranë niveleve njëshifrore, i shtyrë si nga rritja sasiore e kreditimit gjatë këtij viti, ashtu edhe nga përmirësimet cilësore të portofolit.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fund të muajit tetor, kredia për sektorin privat u rrit me 6,7% me bazë vjetore. Ndërsa kreditë me probleme paraqiten në vlerë më të stabilizuar.
Megjithëse sistemi është i mbrojtur përmes mekanizimit të sigurimit të pronës, por tërmeti mund të sjellë flukse të reja të kredive me probleme. Menaxhimi i kësaj situate specifike dhe të jashtëzakonshme pritet të jetë objekt i një platforme specifike masash të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë. /e.xh/j.p/























