Ballina Bota

SHBA – Amazon heq dekoracionet e Krishtlindjes me imazhet e Aushvicit

NJU JORK, 2 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Amazon ka hequr disa dekorime të Krishtlindjeve me imazhe të kampeve të përqendrimit të Aushvicit, në shitje në portalin e saj të blerjeve në internet, pas një proteste të ashpër nga muzeu që drejton web-in e shfarosjes naziste.

CNN raporton këtë duke shpjeguar se disa foto të kampit famëkeq ishin përdorur në pemët e Krishtlindjeve, plus suvenire, hapëse shishesh si dhe tapete mausi për kompjutera.

Amazon ka tërhequr produktet, që u janë ofruar nga shitësit.

“Të gjithë duhet të ndjekin udhëzimet tona të shitjes. Produktet në fjalë janë hequr”, sqaroi një zëdhënës i kompanisë për CNN./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu në Shëngjin: Kujdes shëndetësor 24 orë për banorët në pikat e emergjencës, barna për të sëmurët kronikë
Artikulli tjetërTURQI – Ulje e ndjeshme e të ardhurave të gjigantëve të naftës