BAKU, 2 dhjetor /ATSH-AFP/- Deputetët azerbaixhanas i bënë thirrje sot presidentit të vendit që të shpërbëjë parlamentin, për të kërkuar zgjedhje parlamentare të parakohshme, një vendim ky që vjen pas dorëheqjes së kryeministrit në muajin tetor.

Kreu i shtetit Ilham Aliev, sikurse edhe i ati para tij, e drejton me grusht të hekurt këtë ish-republikë sovjetike dhe parlamenti kontrollohet nga njerëz besnikë.

Thirrja për shpërbërjen e parlamentit u mbështet nga 99 deputetë dhe pati kundër vetëm një votë.

Sipas Kushtetutës së këtij vendi, zgjedhjet e parakohshme duhen mbajtur 60 ditë pas publikimit të një dekreti presidencial mbi shpërbërjen e Paarlamentit.

Deri më tani, zgjedhjet parlamentare janë parashikuar për në tetor 2021./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInspektim banesave, shkollave dhe urave, ARRSH 24 orë në ndihmë të banorëve
Artikulli tjetërPallatet e dëmtuara, por që janë të qëndrueshme do riparohen nga ndërtuesit e tyre