Ballina Bota

TOKIO- Vdes ish- kryeministri Nakasone

TOKIO, 29 nëntor /ATSH-MIA/- Ish-kryeministri japonez Yasuhiro Nakasone vdiq në moshën 101 vjeçare.

Nakasone vdiq sot në një spital në Tokio, konfirmoi djali i tij, Hirofumi Nakasone.

Nakasone ishte një figurë e rëndësishme në politikën japoneze pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai ishte një ndër liderët e Partisë Demokratike Liberale që qeverisi pothuajse gjatë gjithë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Nakasone rriti të ardhurat për mbrojtjen, u përpoq të rishikonte kushtetutën pacifiste, dhe është kritikuar për potencim të patriotizmit dhe ka luftuar për zbatimin e reformave në ekonominë e tregut. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇlirimi, publikohen monedhat përkujtimore të vitit 1969
Artikulli tjetërIKMT prish katër pallate në Thumanë, vlerësimi në proces edhe në Durrës