TIRANË, 28 nëntor /ATSH – I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot të prekurit nga tërmeti në Durrës.
Basha shprehu nga Durrësi mirënjohje për heronjtë e spitalit, të cilët kanë përballuar një punë të jashtëzakonshme.
“Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë personelin e spitalit, të cilët janë heronj, sepse kanë përballuar një punë të jashtëzakonshme. Natyrisht edhe për ekipet e ardhura nga jashtë. Zemra jonë është me të gjithë banorët e Durrësit. Me këtë solidaritet me këtë shpirt dhembshurie që ka shoqëruar punën e çdokujt, kemi treguar se në raste të tilla mund të jemi një familje e madhe pranë njëri tjetrit”, tha ai.
Po ashtu Basha ka falënderuar median për raportimet e dhëna në kohë reale.
“Dua të falenderoj mediat për raportimet tuaja, që është kyç për informimin e qytetarëve. Për të luftuar panikun, shokun, tronditjen, vazhdoni raportimin me profesionalizëm”, tha ai. /j.p/












