Ballina Aktualitet

Aktorët e Teatrit Kombëtar në ndihmë të gjithë të dëmtuarve nga tërmeti

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Trupa e Teatrit Kombëtar i bën thirrje të komunitetit të artit skenik dhe të gjithë publikut artdashës të solidarizohen me aktorët dhe stafin e Teatrit Kombëtar për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të dëmtuarve nga tërmeti.

“Tek holli i ArTurbina, jemi mbledhur të gjithë për të kontribuar sa më shumë për banorët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar. Në emër të respektit për jetën dhe humanizmin, le të bashkohemi së bashku për të ardhmen e fëmijëve, atyre foshnjave që në ditët e para të jetës po përballen me një dukuri shkatërruese”, – thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar.

Trupa e teatrit thotë se vëmendja e tyre është kryesisht e përqendruar në produkte për fëmijët e vegjël.

Holli i ArtTurbina është i hapur çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00 për të mirëpritur ndihmat. /a.h/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI- Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës e Thumanë
Artikulli tjetërFOTO/ Drejtues dhe nëpunës të Ministrisë së Brendshme dhurojnë gjak për të plagosurit