UASHINGTON, 25 nëntor / ATSH-AA/ – Boksieri amerikan, Deontay Wilder ka mbrojtur titullin e kampionit në peshë të rëndë në kuadër të WBC-së duke mundur me knock-out kubanezin Luis Ortiz.
Në ndeshjen e zhvilluar në ”MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas, 34-vjeçari Wilder mundi kundërshtarin e tij në raundin e shtatë.
Wilder mbrojti titullin e kampionit për herë të dhjetë dhe në këtë mënyrë la pas boksierët e famshëm Mike Tyson, Lennox Lewis dhe Joe Frazier, të cilët kanë mbrojtur titullin nga nëntë herë, dhe barazoi rekordin me legjendën e boksit Muhammad Ali.
Rekordin për më së shumti mbrojtje të titullit e mban boksieri amerikan, Joe Luis me 25 herë.
Pas tij, radhiten amerikani Larry Holmes me 20 ndeshje dhe ukrainasi Wladimir Klitschko me 18 ndeshje.
Wilder ngelet i pamposhtur në karrierën e tij.
Nga 43 ndeshje, ai ka 42 fitore, prej të cilave 41 me knock-out dhe një barazim./ /os/ a.jor.











