TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ – Piloti 22-vjeçar Max Verstappen me “Red Bull” ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Brazilit të zhvilluar në Interlagos.
Verstappen ka zhvilluar një garë pothuajse të gjithë në krye ndërsa pas tij është renditur Pierre Gasly me “Toro Rosso”, një surprizë e bukur e këtij fund sezoni të Formula 1.
Vendin e tretë arriti ta siguronte kampioni i rishpallur i botës Hamilton. Megjithatë, pas rishikimit të kontaktit që kampioni pati me pilotin tjetër të “Red Bull” Alex Albon, u penalizua me 5 sekonda, duke bërë kështu që vendi i fundit në podium t’i shkojë Carlos Sainz me “McLaren”.
Vëmendje gjatë kuaj gare u përqendrua edhe tek dy pilotët e “Ferrarit” të cilët po zhvillonin një garë të mirë deri në xhiron e 63, moment në të cilin patën një dyluftim mes tyre që përfundoi me një kontakt çka solli mbylljen e garës para kohe për të dy pilotët.
Gara e fundit e këtij sezoni të Formula 1 do të zhvillohet pas 2 javësh në Abu Dhabi./r.e/












