TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ – Kryetarja e Komisionit Zgjedhor të Partisë Socialiste Klotilda Ferhati, ka dhënë detaje mbi votimet që po zhvillohen në Partinë Socialiste për zgjedhjen e delegatëve.
Sipas Ferhatit, “ka rezultuar se deri më këto momente kemi një pjesëmarrje mbi 35% në gjithë vendin, sa i takon votimit manual në mënyrë tradicionale dhe sa i takon votimit elektronik që po kryhet në njësinë 8 të Tiranës, votimi është me një pjesëmarrje prej 42%”.
Ferhati bën me dije se “radhët janë të gjata por dhe në njësitë e tjera ku po kryhet votimi manual, duke qenë se ka pasur fluks votuesish, komisioni i i zgjedhjeve të partisë i ka pajisur shumë komisione të qendrave të votimit me dhoma shtesë”.
Kryetarja e Komisionit njofton edhe një herë se qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orë 16:00 dhe i bën thirrje të gjithë anëtarëve të PS të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në kongresin e PS.
Më poshtë, shifrat e dhëna nga Kryetarja e Komisionit Zgjedhor të Partisë Socialiste Klotilda Ferhati:
Bashkia Rrogozhinë, 36%
Bahkia Peqin 55%
Bashkia Belsh 43.8%
Bashkia Cërrik, 40.2%
Bashkia Elbasan, 30.9%
Bashkia Gramsh, 32.5%
Perrenjas 21.7%
Bashkia Lushnje 45%
Bashkia Divjak 45.9%
Bashkia Fier, 40%
Bashkia Patos 54.5%
Bashkia Roskovec, 34%
Bashkia Mallakastër 37.5%
Bashkia Urë Vajgurore, 37.7%
Bashkia Kuçov 30.9%
Bashkia Berat 28%
Bashkia Poliçan 37.2%
Bashkia Skrapar 33%
Bashkia Pogradec 43.5%
Bashkia Maliq 29.7%
Bashkia Pustec 38%
Bashkia Devoll 24.6%
Bashkia Korçë 28.9%
Bashkia Kolonjë 22.4%
Bashkia Përmet 26.5%
Bashkia Këlcyrë 27.5%
Bashkia Memaliaj 28.5%
Bashkia Tepelenë, 34% %
Bashkia Gjirokastër 30%
Bashkia Libohovë 11.3%
Bashkia Dropull, 18.5 %
Bashkia Vlorë 30%
Bashkia Selenicë 33.6%
Bashkia Himarë 22.5%
Bashkia Delvinë 20%
Bashkia Sarandë 36%
Bashkia Finiq 43.2%
Bashkia Konispol 25%























