TIRANE, 16 nëntor /ATSH/ -Moti sot parashikohet me vranësira e kthjellime.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohen reshje shiu përgjatë bregdetit dhe pjesërisht shtrëngatë shiu në Veri dhe Jugperëndim në mesdite deri në pasdite.
Mjegull e mjegullinë lokale në lugina në orët e mëngjesit.
Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 1-8 m/sek, por gradualisht fiton shpejtësi të fortë dhe me rrahje në bregdet 15-20 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/19 | re diell shi |
| Kukës | 12/19 | re diell |
| Lezhë | 12/18 | re diell shi |
| Dibër | 11/17 | re diell |
| Durrës | 16/22 | re diell shi |
| Tiranë | 16/22 | re diell |
| Elbasan | 15/21 | re diell |
| Berat | 13/23 | re diell |
| Vlorë | 18/22 | re diell shi |
| Korçë | 10/15 | re diell |
| Gjirokastër | 12/17 | re diell shi |
| Sarandë | 17/20 | re diell |
/e.malaj/ /a.g/












