TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ – Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar demokratik në Parlamentin e Shqipërisë, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend.
Ajo thotë se i ka kërkuar “Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre”.
Sipas Hajdarit, ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucionet, ligji dhe Kushtetuta.
“Për 29 vite me radhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e delegjitimuar qëllimisht institucionet, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tre partive. Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim. Ka ardhur koha që kjo të marrë fund”, – shprehet Hajdari.
“Vendi”, – sipas saj, – “sot ka nevojë për institucione të forta të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet”. /j.p/






















