TIRANE, 15 nëntor /ATSH/ -Moti sot parashikohet me vranësira e kthjellime.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohen reshje shiu të përkohshme përgjatë zonave bregdetare dhe në veriperëndim.
Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 1-8m/sek, por gradualisht fiton shpejtësi e fortë dhe me rrahje në bregdet 15-20m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/18 | re diell shi |
| Kukës | 8/18 | re diell |
| Lezhë | 12/19 | re diell shi |
| Dibër | 5/17 | re diell |
| Durrës | 11/24 | re diell shi |
| Tiranë | 10/23 | re diell |
| Elbasan | 9/21 | re diell |
| Berat | 8/22 | re diell |
| Vlorë | 12/21 | re diell shi |
| Korçë | 4/14 | re diell |
| Gjirokastër | 8/18 | re diell |
| Sarandë | 12/20 | re diell shi |
/e.malaj/












