SANTIAGO, 15 nëntor /ATSH-AFP/ – Në prill të vitit 2020, do të mbahet një referendum për të rishikuar Kushtetutën e trashëguar nga diktatura e Augusto Pinoçetit, njoftoi presidenti i Senatit, Jaime Quintana, ndërkohë që prej një muaji vendi po tronditet nga një krizë shoqërore.
“Pas disa orësh bisedime në Parlament, koalicioni qeveritar dhe partitë kryesore të opozitës nënshkruan një “Marrëveshje për Paqen dhe Kushtetutën e re” e cila parashikon një referendum me dy mocione, një për rishikimin ose jo të Kushtetutës dhe tjetri, nëse do të ketë kushtetutë, për metodën e hartimit të tij”, shpjegoi Quintana.
Mocioni i dytë do të përcaktojë se cili organ do të jetë përgjegjës për hartimin e ligjit të ri një “komision kushtetues i përzier” ose një “konventë apo asamble kushtetuese”.
Zgjedhja e anëtarëve të këtyre organeve hartuese për kushtetutën e ardhshme do të bëhet në tetor të vitit 2020, në të njëjtën kohë me zgjedhjet bashkiake dhe rajonale./ /ervo/ a.jor.












