Parashikimi i motit, e mërkurë 13 nëntor

TIRANE, 13 nëntor /ATSH/ -Moti sot do të nisë me vranësira dhe alternime kthjellimesh.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të jenë të pranishme në vend prej orëve të para të mëngjesit. Intensiteti i tyre do të jetë mesatar.

Përgjatë bregdetit  dhe në jug, parashikohet përkohësisht intensitet i lartë me rrebeshe e shkarkesa elektrike deri në mesditë. Më tej reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët.

Gjithashtu parashikohet mjegull e mjegullinë nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 1-10m/sek. Erë me rrahje dhe intensive  në bregdet dhe në zonat e ulta deri 25-30m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/14 shi diell
Kukës 5/13 shi diell
Lezhë 9/22 shi diell
Dibër 7/16 shi diell
Durrës 10/23 shi diell
Tiranë 10/22 shi diell
Elbasan 13/22 shi diell
Berat 8/23 shi diell
Vlorë 14/24 shi diell
Korçë 8/13 shi diell
Gjirokastër 8/21 shi diell
Sarandë 13/22 shi diell

 

/e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.