Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 12 nëntor 2019

PRISHTINE, 12 nëntor /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë me kthjellime e zhvillim vranësirash deri të dendura.

Parashikohet që reshjet e shiut të nisin paradite në qarqet e jugut. Në mesditë dhe pasdite, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët e mesatar që do të përfshijnë të gjithë vendin. Në Alpe parashikohen reshje dëbore, kryesisht në lartësi.

Prej orëve të pasdites, reshjet e shiut në jug do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve me shkarkesa elektrike.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Lindje, 1-10m/sek. Prej orëve të mesditës, era do të fuqizohet. Stuhi ere, e tufan përgjatë bregdetit e në jugperëndim me shpejtësi 25-30 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/19 shi diell
Kukës 9/16 shi diell
Lezhë 14/19 shi diell
Dibër 8/15 shi diell
Durrës 17/22 shi diell
Tiranë 15/21 shi diell
Elbasan 12/18 shi diell
Berat 14/17 shi diell
Vlorë 19/21 shi diell rrufe
Korçë 8/16 shi diell
Gjirokastër 11/16 shi diell rrufe
Sarandë 19/20 shi diell rrufe

 

/e.malaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLleshaj: Pas Alvinit, do të mundësojmë largimin e të tjerë shqiptarëve nga kampi Al-Hol
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/11/2019