TIRANË, 8 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ Xhenierët dhe mjetet e Forcave të Armatosura kanë mbërritur në fshatin Vanë të bashkisë Delvinë për të riparuar urën e dëmtuar nga prurjet e tepërta të lumit të Kalasë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, “prurjet e tepërta të kësaj jave dëmtuan njërën prej këmbëve të urës ekzistuese, e cila u shemb si pasojë e përmbytjeve në dhjetor të vitit 2017, ndërkohë që konstruksioni metalik i urës tip “bailey”, i ndërtuar nga Forcat e Armatosura menjëherë pas shembjes, nuk ka pësuar asnjë dëmtim”.
“Efektivët e Forcave të Armatosura kanë marrë përsipër ta riparojnë për rreth 5 ditë urën e gjatë 33 m, në të cilën kalojnë përditë rreth 400 banorë të fshatit Vanë”, njofton Ministria e Mbrojtjes.






















