Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 nëntor 2019

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se dita sot parashikohet me kthjellime e vranësira në dendësim gradual.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme gjatë gjithë ditës në bregdet. Prej orëve të pasdites në të gjithë vendin parashikohen reshje të vazhdueshme me intensitet mesatar e të lartë. Përgjatë vijës bregdetare rrebeshe e shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug, hera-herës e vrullshme dhe me rrahje në bregdet e verilindje, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 ballë me lartësi vale 2,5 -3,5 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/23 shi rrebesh rrufe
Kukës 14/19 re shi diell
Lezhë 17/23 shi rrebesh rrufe
Dibër 11/16 re shi diell
Durrës 16/24 re shi diell rrebesh
Tiranë 15/23 re shi diell
Elbasan 15/24 re shi diell
Berat 15/25 re shi diell
Vlorë 17/25 re shi diell rrufe
Korçë 11/17 re shi diell
Gjirokastër 13/22 re shi diell
Sarandë 17/25 re shi diell

 

/e.malaj/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/Parashikimi i motit, 6 nëntor
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/11/2019