Ballina Bota

SHËNDETËSI – Funksionojnë ”fabrikat” e para të insulinës

NJU JORK, 5 nëntor /ATSH-ANSA/ – Testohen me sukses ”fabrikat” e para të insulinës sintetike te minjtë.

Qelizat pankreatike, që janë dizajnuar dhe ndërtuar në laborator, aktivizohen nga drita për të prodhuar dyfish ose trefish sasinë e insulinës në krahasim me atë të lëshuar nga qelizat natyrore.

Transplantuar në minj me diabet, qelizat prodhuan insulinë të mjaftueshme për të kontrolluar glukozën në gjak pa ilaçe.

Rezultati është publikuar në revistën ”Acs Synthetic Biology”.

Për të rritur prodhimin e insulinës, studiuesit përdorën teknikën e quajtur optogenetikë, e cila përdor dritën për të aktivizuar ose fikur saktësisht proteinat.

Në eksperiment qelizat beta pankreatike të sintetizuara në laborator ishin të pajisura me një proteinë të modifikuar.

Zbulimi përbën një hap të ri në luftën kundër sëmundjes së diabetit./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVideo/Shkëlqim Hoxha, ushtari që u kthye nga misioni në Afganistan dhe përloti nënën e tij
Artikulli tjetërFOTOGALERI/ Komedia “Tango” në skenën e “ArTurbina”