TIRANE, 5 nëntor /ATSH/ -Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare me këto të fundit më tepër prezente në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit. Vranësirat në jug dhe veriperëndim do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim dhe shpejtësi 5-12m/sek. Alpet, bregdeti dhe verilindja e vendit, do të përfshihen nga stuhi ere me rrahje 20-30m/s. Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 6 dhe 7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/22 | re shi pak diell |
| Kukës | 10/19 | re diell |
| Lezhë | 13/23 | re shi diell |
| Dibër | 9/20 | re diell |
| Durrës | 13/23 | diell re |
| Tiranë | 14/24 | diell re |
| Elbasan | 12/23 | diell re |
| Berat | 10/24 | diell re |
| Vlorë | 13/24 | diell re |
| Korçë | 7/19 | re diell |
| Gjirokastër | 10/20 | diell shi |
| Sarandë | 11/21 | diell re |
/e.malaj/












