Ballina Ekonomi

Shalsi, në forumin e ekspertëve të Friederich Ebert Stiftung: Rruga e duhur për përmirësime

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ – Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi ishte i ftuar në forumin e ekspertëve të fondacionit Friederich Ebert Stiftung.

Në këtë forum, tematika në të cilën u fokusua biseda ishte lidhur me sfidat e ekonomisë në vendin tonë.

“U njoha me opinionet e ekspertëve të fushave të ndryshme, ndonëse nuk rashë dakord me një pjesë prej tyre. Por, debati ishte i shëndetshëm dhe i vlefshëm”, tha Shalsi.

Ndër të tjera, ministri shprehet se “Klima e biznesit në Shqipëri ishte një ndër temat që raporti  “Doing Business” nxori në pah se kemi ende shumë punë për të bërë. Ndaj, përfshirja e ekspertëve dhe diskutimet konstruktive janë rruga e duhur për të realizuar përmirësime”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHUNGARI – Qeveria braktis reformën e diskutueshme gjyqësore
Artikulli tjetërVlorë/ Rritja e sigurisë, 48 persona të arrestuar dhe 6 në kërkim në tetor