TIRANE, 1 nëntor /ATSH/ -Moti sot do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të jetë me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat më tepër të theksuara do të jenë në zonën e jugut. Në këtë zonë gjatë orëve të mesditës do të ketë reshje shiu të dobta dhe lokale në formë pikash mbi relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-5m/s, në bregdet deri 10m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/20 | Diell re kalimtare |
| Kukës | 3/13 | Diell re kalimtare |
| Lezhë | 6/21 | Diell re kalimtare |
| Dibër | 2/12 | Diell re kalimtare |
| Durrës | 11/23 | Diell re kalimtare |
| Tiranë | 11/24 | Diell re kalimtare |
| Elbasan | 9/24 | Diell re kalimtare |
| Berat | 7/24 | Diell re kalimtare |
| Vlorë | 9/23 | Diell re pika shiu |
| Korçë | 4/13 | Diell re kalimtare |
| Gjirokastër | 4/19 | Diell re pika shiu |
| Sarandë | 10/23 | Diell re kalimtare |
/e.malaj/ /a.g/












