Ballina Flash

Tetori i Librit/ Një ditë në shqip në Sofje

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ – Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, Tetori i Librit, Ambasada shqiptare në Sofje organizoi eventin “Një ditë në shqip”.

Eventi u fokusua në promovimin e librit dhe të lexuarit në shqip duke nxjerrë në pah vlerat dhe traditën e letrave në shqip.

Me poezitë e shkrimtarit Thoma Kaçorri, Ambasadorja Hoxha evidentoi artin e bukur të të lexuarit në shqip.

Leximi në shqip mblodhi edhe studentët e huaj, që studiojnë gjuhën shqipe, të cilët sollën në vëmendje veprat e shkrimtarëve të mëdhenj shqiptar si: Ismail Kadare, Naim Frashëri, Martin Camaj, Faik Konica dhe Kasem Trebeshina. Kjo ditë tregoi gjuha shqipe do të jetë gjithmonë pjesë e jona kudo që të ndodhemi dhe kudo që të shkojmë. /a.sh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeklarimet e Dekriminalizimit përgjegjësi personale, PS nuk bëhet ombrellë për askënd
Artikulli tjetërBullgari-Shqipëri, shkëmbim eksperience veçanërisht në fushën e turizmit