Ballina Flash

Parashikimi motit, e enjte 31 tetor 2019

TIRANE, 31 tetor /ATSH/ -Moti sot parashikohet i vranët. Gradualisht, në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar jugun do të nisin kthjellimet.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut fillimisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit por prej mesditës do të përqendrohen në jug aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e shiut me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-5m/s, në bregdet deri 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/19 diell re
Kukës 5/11 diell re
Lezhë 10/20 diell re
Dibër 6/12 diell re
Durrës 14/22 diell re shi i dobët
Tiranë 14/21 diell re shi i dobët
Elbasan 12/21 diell re shi i dobët
Berat 8/23 diell re shi i dobët
Vlorë 12/23 re shi
Korçë 7/15 re shi
Gjirokastër 5/18 re shi
Sarandë 15/21 re shi

 

 

/e.malaj/j.p/

 

 

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/10/2019
Artikulli tjetërIRAK – Rrjetet sociale mjeti kryesor i protestave