Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni njeh gjenocidin armen

UASHINGTON, 30 tetor /ATSH-ANSA/ – Dhoma e Përfaqësuesve ka njohur zyrtarisht gjenocidin armen me një votim dypartiak pothuajse unanim, votim i cili pritet të nxisë reagimin e Turqisë në një moment tensionesh pas ofensivës së saj në Siri.

Teksti bën thirrje për përkujtimin e gjenocidit armen.

Ky veprim ka të ngjarë ta bëjë të sikletshme vizitën e presidentit turk Recep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, të planifikuar për 13 nëntor.

Gjenocidi armen është njohur prej 30 vendeve.

Sipas vlerësimeve, midis 1,2 dhe 1,5 milionë armenë u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore  nga trupat e Perandorisë Osmane, atë kohë aleate e Gjermanisë dhe Perandorisë Austro-Hungareze./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUjësjellësi i Belshit/ Investim 3.4 miliardë lekë, përfitojnë ujë 24 orë 15 mijë banorë
Artikulli tjetërFRANCË – Lagarde: Gjermania nuk ka bërë përpjekjet e nevojshme për stimulimin buxhetor