TIRANE, 30 tetor /ATSH/ -Moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës dhe më pas shtim gradual vranësirash mesatare deri dhe të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak prej orëve të pasdites në zonën e jugperëndimit reshje do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Më pas reshjet e herëpashershme dhe të dobta shtrihen në pjesën më të madhe të territorit.
Mjegull e mjegullinë në mëngjes dhe në mbrëmje përgjatë luginave dhe në bregdet.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-5m/s, në bregdet deri 8m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/22 | diell re/shi |
| Kukës | 2/16 | diell re/shi |
| Lezhë | 8/23 | diell re/shi |
| Dibër | 2/17 | diell re/shi |
| Durrës | 13/23 | diell re/shi |
| Tiranë | 12/25 | diell re/shi |
| Elbasan | 12/24 | diell re/shi |
| Berat | 7/25 | diell re/shi |
| Vlorë | 11/23 | diell re/shi |
| Korçë | 3/20 | diell re/shi re |
| Gjirokastër | 3/20 | diell re/shi |
| Sarandë | 14/23 | diell re/shi |
/e.malaj/












