Ballina Flash

Integrim perspektivës gjinore në planet buxhetore afatmesme

TIRANË, 30 tetor /ATSH – I. Vata/-  Parimet e barazisë gjinore dhe buxhetimit të përgjithshëm gjinor, kanë qenë tema e trajnimit dyditor ndërinstitucional mes Avokatit të Popullit, UN Women dhe KMD.

Institucioni i Avokatit të Popullit/ Seksioni i Përgjithshëm, në bashkëpunim me UN Women dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në kuadër të integrimit të perspektives gjinore në politikat dhe programet buxhetore afatmesme, po zhvillon trajnim 2 (dy) ditor me teme : “Parimet e barazisë gjinore dhe buxhetimi të përgjithshëm gjinor”.

“Qëllimi i këtij trajnimi është ndërgjegjësimi në lidhje me domosdoshmërinë e integrimit të perspektivës gjinore në planet buxhetore afatmesme dhe fuqizimi i rolit te Institucionit te Avokatit te Popullit për monitorimin e përmbushjes se detyrimit te organeve ne nivel qendror dhe lokal, për hartimin dhe implementimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor”, shprehet AP.

Institucioni i Avokatit te Popullit, në rolin i tij monitorues, thekson se integrimi i perspektivës gjinore dhe aplikimi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor është një mjet i qenësishëm për arritjen dhe konsolidimin e barazisë gjinore.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRita Ora dhe Dua Lipa, pjesë e listës së më të pasurve në Britani
Artikulli tjetërBB: Në Shqipëri, 4 ditë për të hapur një biznes