Berat, bashkëpunim ndërinstitucional për forcimin e Drejtësisë për të miturit

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Forcimi i Drejtësisë për të mitur po shihet me prioritet nga bashkia e Beratit.

Në tryezën vendore të bashkëpunimit ndërinstitucional për drejtësinë për të mitur, u prezantua programi  “Forcimi i Drejtësisë për të mitur në Shqipëri”, i cili zbatohet në partneritet mes zyrës së UNICEF në Shqipëri dhe organizatës “Save the Children”, në mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo u shpreh se drejtësia për të miturit është detyrë që lë në vijë të dytë çdo detyrë tjetër.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa e ardhmja e tyre! Një program i domosdoshëm, i cili i vjen në ndihmë bashkisë Berat për trajtimin e rasteve të të miturve në kontakt me sistemin e drejtësisë përmes një qasjeje shumë sektoriale dhe ndërinstitucionale për të garantuar bashkërisht: mbrojtjen, parandalimin, rehabilitimin me bazë komunitare të fëmijëve të dhunuar, të akuzuar, të dënuar apo në risk për t’u përfshirë në vepra penale”, – u shpreh ndër të tjera Demo. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.