Ballina Ekonomi

Platforma e bashkëqeverisjes, zgjidhen rreth 34 mijë ankesa

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” po vijon të faktohet si një mekanizëm efikas në zgjidhjen e problemeve të njerëzve, ndërkohë që është rritur edhe besimi i qytetarëve te kjo platformë.

Në nivel qendror numri total i ankesave të zgjidhura është 30 616 nga 45 728 që është numri total i ankesave të regjistruara.

Në nivel vendor numri total i ankesave të zgjidhura është 3851 nga 8237 që është numri total i ankesave të regjistruara.

Gjatë kësaj jave rezultojnë 6 raste të spikatura suksesi konkretisht: 1 rast në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës; 1 rast i Ministrisë së Brendshme; 1 rast i bashkisë Kurbin; 2 raste të ministrisë së Financës dhe Ekonomisë dhe 1 rast i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në total numri i LOG IN në faqe është 116 640, ndërsa numri i regjistrimeve të reja 19602. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEBA – Një perlë 8 000 vjeçare prezantohet në Luvrin e Abu Dabit
Artikulli tjetërShqipëria, pjesë e takimit të katërt të rrjetit të agjencive për parandalimin e Korrupsionit