TIRANË, 15 tetor /ATSH/- Me 3% u rritën kursimet e individëve në mesin e vitit 2019 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 duke prekur shifrën e 1.14 trilionë lekëve ose rreth 9.3 miliardë euro.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kursimet përfshijnë të gjitha asetet financiare të individëve si depozita bankare, bonot, obligacionet, si edhe kuotat në fondet e investimeve dhe ato të pensioneve.
Depozitat bankare dominojnë dukshëm strukturën e kursimeve të shqiptarëve, me pothuajse 83% të vlerës totale.
Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat e individëve në fund të qershorit kishin vlerën e 945 miliardë lekëve, në rritje vjetore krahasuar me 4.5%.
Në një vit, shqiptarët i kanë shtuar depozitat e tyre bankare me 41 miliardë lekë. e.xh/j.p/























