Ballina Ekonomi

Vlorë/ Konvikti i vajzave, drejt rindërtimit të plotë, vijohet në Shkodër e Korçë

TIRANË, 4 tetor /ATSH/- Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) po punon në rikonstruksionin e plotë të konviktit të vajzave në Qytetin Studenti, Vlorë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se, aktualisht është godina e dytë që i nënshtrohet ndërhyrjes, duke vijuar me godinat e konvikteve në qytetin e Shkodrës dhe të Korçës.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, konvikti do të ndërtohet nga e para, duke ruajtur vetëm strukturën bazë.

Në një lartësi prej 5 katesh, aktualisht po punohet në secilin prej tyre me “hedhjen në tokë, të amortizimit ekzistues” duke vazhduar njëkohësisht me proceset e reja, si: punimet hidraulike, ndërtim parapeti tarrace, veshje polisterol në fasadat veri, jug etj.

Synimi është që të krijohet një standard i ri për studentet, të shtohen mjedise të reja funksionale nga salla e leximit, tek ambientet sportive, për të krijuar kështu një kampus universitar.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbatues i projektit, parashikon që punimet për këtë projekt, të përfundojnë në fund të këtij viti.

e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/Parashikimi i motit, 4 tetor
Artikulli tjetërKanceri i gjirit/ 19% më shumë gra kanë kryer kontrollin në 2019