Ballina Ekonomi

Promovim potencialeve turistike në Dibër

TIRANË, 27 shtator /ATSH/- Në bashkinë e Dibrës, USAID dhe Ambasada e Suedisë, përmes projektit të përbashkët “Dibër Trails and Traditions”, kanë ngritur Zyrën e Informacionit Turistik.

Ndërkohë, Bashkia dhe grupi i shoqërisë civile “Dibra Turistike” kanë nënshkruar një Partneritet Publik-Privat (PPP) 5-vjeçar, për të marrë përsipër kryerjen e detyrave të kësaj Zyre.

Partneriteti do të ndihmojë në qëndrueshmërinë e projektit të mirënjohur “Dibër Trails and Traditions”, pasi Zyra e Informacionit Turistik do të vazhdojë të promovojë turizmin dhe të kontribuojë për rritjen e numrit, gjithnjë e më të madh, të turistëve nga zona të tjera të Shqipërisë dhe jashtë saj, që vijnë të zbulojnë bukuritë e Dibrës.

Pozita gjeografike e këtij rrethi ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone. Roli i kësaj pozite e dëshmon qartë zhvillimi social-ekonomik të Dibrës, si një qendër e rëndësishme artizanale, tregtare, ndërtimore etj.

Projektet e ndërmarra nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm i kanë rikthyer shkëlqimin Dibrës për vlerat dhe potencialet e padiskutueshme që ka në produkte tradicionale bio, resurset natyre dhe mbi të gjitha projekti për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, që do të shërbejë si një arterie e rëndësishme zhvillimi për këtë zonë.

Investimet që janë ndërmarrë nga qeveria për zhvillimin e ekonomik, social dhe veçanërisht të turizmit në Dibër, synojnë ta kthejnë në zonë të një rëndësie së veçantë në  Qendër të një eurorajoni ndërkufitar duke bërë që pozita gjeografike dhe atraksionet turistike bashkë me prodhimet e zonës të bëhen faktor zhvillimi.

e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Administrata Trump ulje drastike numrit të refugjatëve
Artikulli tjetërFOTO/ Kalaja e Beratit, destinacion turistik edhe gjatë shtatorit