Ballina Flash

Rita Ora apel për ndihmë për shqiptarët e prekur nga tërmeti

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ – Rita Ora u ka bërë thirrje fansave të saj të dhurojnë ndihma për shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës.

Në një postim në rrjetet sociale Rita shkruan se, “një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur Shqipërinë, shumë pranë Kosovës, ku kam lindur unë. Klikoni më poshtë për të ndihmuar UNICEF për fëmijët e prekur nga katastrofa kudo që janë”.

Rita Ora është ambasadore e UNICEF dhe në prill të këtij viti vizitoi familjet e varfra kosovare. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet e shiut, UK Vlorë patron rrjetin kryesor të kanalizimeve në rrugën “Transballkanike”
Artikulli tjetërPOLONI – Duda: Jo pakte me shtetet sulmuese