Ballina Bota

BM – Laburistët miratojnë linjën Corbyn për Brexit

LONDËR, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Konferenca e laburistëve votoi me shumicë në favor të një mocioni për Brexit të paraqitur nga lideri Jeremy Corbyn, çka parashikon që partia të thërrasë një referendum të dytë brenda gjashtë muajve në rast të fitores së zgjedhjeve.

Baza e Partisë Laburiste është akoma në shumicë me Corbyn, 70-vjeçarin i cili ka sjellë një të majtë të ndryshme nga ajo e Blair-it.

Mbetet për të parë në vijim se si do të orientohet Britania e Madhe pas zgjedhjeve parlamentare./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdreu: Fotot e vitit 2016 ju serviren qytetarëve si përmbytje apokaliptike në Lezhë
Artikulli tjetërReshjet/Probleme me ujin në Tiranë, furnizimi normal rinis në orët e mbrëmjes